Putin s’ndal bombardimet, Zelensky: U kemi mbijetuar dy luftërave botërore, ne nuk thyhemi

schedule10:37 - 3 Mars, 2022

schedule 10:37 - 3 Mars, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka rritur agresionin në Ukrainë, ndërkohë që sot pritet të zhvillohet takimi i dytë i negociatave të paqes.

Kundërshtari i tij Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi në mëngjes ka thënë se bombardimet ruse nuk janë ndalur që nga mesnata.

Në vijim të deklaratë së tij Zelenskyy thotë se linjat mbrojtëse të Ukrainës janë ende të qëndrueshme kundër sulmit të Moskës. Ai shtoi: “Ne nuk kemi asgjë për të humbur përveç lirisë sonë”.

Lexo edhe: LIVE/ Dita e 8 e luftës, shpërthime në Kiev, rusët pushtojnë qytetin në jug të Ukrainës

Zelensky ka deklaruar se Ukraina i ka mbijetuar dy luftërave botërore duke theksuar se nuk kanë ndërmend të thyhen as këtë herë.

Kemi mbijetuar dy luftëra botërore, Holokaustin, Babyn Yar, Pastrimin e Madh, shpërthimin e Çornobilit, pushtimin e Krimesë dhe luftën në lindje të shtetit tonë. Ata donin të na shkatërronin kaq shumë herë, por nuk mundën. Kemi kaluar shumë. Dhe nëse dikush mendon se pas tejkalimit të gjithë kësaj, ukrainasit, të gjithë ne, do të trembemi, do të thyhemi ose do të dorëzohemi, ai thjesht nuk di asgjë për ne. Ai nuk di asgjë për Ukrainën”, shtoi ai.

Zelenskyy vazhdoi të këmbëngulte se provat e ndryshimit të taktikave të sulmit të Rusisë dëshmojnë se Ukraina ishte e suksesshme në rezistimin e planit të saj fillestar.

Mendohet se Moska kishte supozuar se do të merrte një fitore të shpejtë mbi Ukrainën përmes sulmeve tokësore, por kishte nënvlerësuar rezistencën e vendasve.

/abcnews.al