Presidenti Rusë, Vladimir Putin, e cilësoi shpërthimin në Shën Petersburg që plagosi 13 persona – një akt terrorizmi. Kreu i Kremlinit shtoji se “duhet të veprojmë me vendosmëri, të mos arrestojmë por t’i vrasim terroristët në vend”.
Presidenti rus Putin e përshkroi si “një akt terrorist” shpërthimin që plagosi 13 persona në nje qender tregtare në Shën Petersburg, mbremjen e se merkures.
Putin foli në një ceremoni ushtarake në Kremlin mbi ngjarjen, por nuk ofroi detaje të reja. “Nëse është e nevojshme duhet t’i vrasim terroristët në vend” – deklaroi Putin. Ai theksoi se kishte urdhëruar drejtorine e Shërbimeve Federale të Sigurisë të vepronte sipas ligjit, në rast se rrezikohej jeta e agjentëve rusë.
Ndërkaq, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e nje dite me pare. Në kohën e shpërthimit, qendra tregtare ishte e tejmbushur pasi njerezit bejne blerjet me rastin e festave.
Shën Petersburgu, qe është vendlindja e Putinit, ka qenë skenë e një sulmi tjetër terrorist më 3 prill të vitit të kaluar me 16 viktima./abcnews.al