Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet të mërkurën me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, në të cilin pritet të shpallë synimet ushtarake për vitin 2023, por edhe të vlerësojë ecurinë e operacionit special ushtarak në Ukrainë.
“Më 21 dhjetor, presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një takim me zyrtarë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Aty do të përmblidhet puna e forcave të armatosura ruse në vitin 2022 dhe do të përcaktohen detyrat për vitin e ardhshëm”, thuhet në një deklaratë të Kremlinit.
Në takim do të jetë ministri i Mbrojtjes i vendit, Sergei Shoigu, i cili pritet të raportojë për ecurinë e operacionit ushtarak në Ukrainë si dhe rezultatet e aktiviteteve ndërkombëtare të ministrisë.
/abcnews.al