Protestuesit pro-Ukrainës janë futur në shtëpinë me vlerë prej 25 milionë paund të oligarkut rus në Belgravia, shkruan skynews
Aktivistët hynë në sheshin 5 Belgrave pak pas mesnate përpara se të varnin flamujt ukrainas dhe një pankartë ku shkruhej, “Prona është çliruar. Putin shko q***”.
Squatters in London have occupied a Russion Oligarchs mansion – 5 Belgrave Square. Cops have maintained a presence outside, and support is welcomed. pic.twitter.com/hNUllzQGtL
— resistlondon (@resist_london) March 14, 2022
Rezidenca i përket familjes së Oleg Deripaska, një nga shtatë oligarkët që Mbretëria e Bashkuar i vendosi sanksione për shkak të përfshirjes së tyre në luftë.
Oligarku besohet se ka një pasuri prej 3.2 miliardë funtesh.
/abcnews.al