Franca dhe Lituania dënojnë rezultatin e zgjedhjeve në Rusi, ndërsa Kina uron presidentin Vladimir Putin për fitoren e radhës.
Ministria e Jashtme e Francës tha se zgjedhjet nuk ishin të lira apo demokratike dhe u zhvilluan në kontekstin e represionit në një shoqëri civile. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme franceze përshëndeti guximin e “shumë qytetarëve rusë që protestuan në mënyrë paqësore kundër këtij sulmi ndaj të drejtave të tyre themelore politike”.
Mdërsa ministri i Jashtëm i Lituanisë pati një reagim të ngjashëm, duke thënë se fitores së Putinit i mungonte legjitimiteti pasi ndodhi në një “atmosferë jolirie”.
Ndërkohë, presidenti kinez Xi Jinping iu bashkua Kim Jong Un për të uruar presidentin rus për një mandat tjetër gjashtëvjeçar. /abcnews.al