Putin sërish kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024

schedule12:57 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 12:57 - 8 Dhjetor, 2023

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, raportoi pak kohë më parë agjencia e lajmeve TASS. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rus njoftoi sot se zgjedhjet do të mbahen për herë të parë në tre ditë: nga 15 deri më 17 mars.

Agjencia raportoi se Putini e bëri njoftimin brenda Kremlinit pasi dha dekoratën më të lartë ushtarake të vendit, yllin e artë të Heroit të Rusisë, ushtarëve që luftuan në Ukrainë.

Më herët sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi se “shumë njerëz” po e shtyjnë Presidentin Putin të kandidojë për një mandat të ri gjashtëvjeçar në mars, duke shtuar se presidenti rus do të shpallë vendimin e tij “kur ta gjykojë të përshtatshme”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!