Putin: Sanksionet perëndimore shkelin rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë

schedule16:41 - 20 Prill, 2022

schedule 16:41 - 20 Prill, 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin për vendosje të kufizimeve “të paligjshme” ndaj kompanive ruse, duke pretenduar se sanksionet kundër Kremlinit shkelin rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

“Këto masa (sanksione) bien ndesh me parimet e OBT-së, ndaj të cilave kolegët evropianë e kanë përsëritur vazhdimisht respektimin e tyre”, tha Putin.

Sanksione të ashpra janë vendosur ndaj aseteve dhe individëve rusë nga aleatët perëndimorë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, i cili filloi në fund të shkurtit.

Sankionet u venosën për të ushtruar presion ndaj Putinit për të tërhequr forcat e tij ushtarake nga territori ukrainas./abcnews.al/