Putin: Sanksionet mund të ndikojnë negativisht në ekonominë ruse

schedule15:12 - 29 Mars, 2023

schedule 15:12 - 29 Mars, 2023

Vladimir Putin ka pranuar për herë të parë se sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj vendit të tij pas pushtimit të Ukrainës mund të kenë pasoja negative, ndërsa Moska po përpiqet të përshtatet me realitetet e reja ekonomike.

“Sanksionet e vendosura ndaj ekonomisë ruse në afat të mesëm mund të kenë një ndikim negativ”, tha Putin në një video-konferencë me anëtarët e qeverisë dhe Bankës Qendrore të Rusisë.

Presidenti rus theksoi se Moska duhet të sigurojë një rritje të qëndrueshme të kërkesës së brendshme, pasi kërkesa është bërë një faktor kryesor në rritjen ekonomike të Rusisë.

“Për më tepër, është e rëndësishme të parandaloni ose përshpejtimin ose ngadalësimin e tepërt të inflacionit”, tha Putin.

Ndërkohë, Bashkimi Europian pritet të miratojë paketën  e 11- të të sanksioneve kundër Rusisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!