Presidenti rus mund të refuzojë ta quajë luftë pushtimin e tij në Ukrainë por ai ka thënë se është në një “luftë” sanksionesh me Perëndimin.
Në fjalimin e tij të parë të madh drejtuar elitës së biznesit të Rusisë që nga fillimi i luftës, Vladimir Putin tha se Moska po e riorienton ekonominë e saj drejt vendeve që nuk kanë sanksionuar Rusinë.
Perëndimi ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë dhe atyre që kanë mbështetur luftën në Ukrainë.
Putin tha se thashethemet për shkatërrimin e ekonomisë ruse ishin “të ekzagjeruara”.
/abcnews.al