Vladimir Putin ka thënë se Rusia do të luftojë për të mbrojtur interesat e saj duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion, shkruan skynews.
Duke folur në një seancë për të Drejtat e Njeriut, presidenti rus tha gjithashtu se Perëndimi e ka trajtuar Rusinë si një vend që nuk ta drejtë të ekzistojë.
“Kjo është ajo me të cilën kemi të bëjmë. Mund të ketë vetëm një përgjigje nga ana jonë – një luftë e vazhdueshme për interesat tona kombëtare. Ne do ta bëjmë këtë“, tha Putin.
Ai gjithashtu tha se ashtuquajturi “operacion special” i tij në Ukrainë mund të jetë një proces i gjatë.
/abcnews.al