Putin reagon për herë të parë për vdekjen e Darya Dugina: Krim i poshtër dhe mizor

schedule15:37 - 22 Gusht, 2022

schedule 15:37 - 22 Gusht, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë për vrasjen e komentatores politike Darya Dugina, e cila u vra në një sulm me makinë bombë pranë Moskës të shtunën.

Putin të hënën i dërgoi ngushëllimet e tij familjes së Dugina-s, duke e quajtur vdekjen e saj “një krim të poshtër dhe mizor”.

Dugina ishte vajza e ultranacionalistit të shquar rus, Alexander Dugin.

Shërbimet Federale të Sigurisë Ruse më herët të hënën fajësuan shërbimet ukrainase të sigurisë për sulmin. Ruslan Muzychuk, zëdhënës i Gardës Kombëtare të Ukrainës, i tha CNN se autoritetet ukrainase për momentin nuk kanë asnjë përgjigje ndaj pretendimit.

Në një deklaratë të botuar në kanalin Telegram të Kremlinit, Putin tha:

“Një krim i poshtër, mizor shkurtoi jetën e Daria Dugina-s, një personi të zgjuar, të talentuar me një zemër të vërtetë ruse – e sjellshme, e dashur, simpatike dhe e hapur. Gazetare, shkencëtare, filozofe, korrespondente lufte, ajo i shërbeu me ndershmëri popullit, atdheut, e vërtetoi me vepër se çfarë do të thotë të jesh patriot i Rusisë”, shtoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!