Putin përballet me gazetarët për herë të parë që nga pushtimi: Paqja do të ndodhë kur të arrijmë qëllimet tona

schedule10:34 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 10:34 - 14 Dhjetor, 2023

Për herë të parë që nga fillimi i luftës, Putin po përballet me gazetarët, në një konferencë të madhe për shtyp në Moskë. Ai do t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve rusë dhe gazetarëve perëndimore.

Kjo është konferenca e parë e Putin, pas anulimit vitin e kaluar.

Putin, tha të premten se do të kandidojë sërish për president në mars, duke kërkuar të mbajë pushtetin deri në 2030, ndaj ai u pyet nga gazetar të përshkruante kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme.

Por presidenti iu shmang, duke folur për trajtimin e papunësisë, rritjen e pagave dhe PBB-së ruse dhe zgjerimin e industrisë

“Forcimi i sovranitetit është një nga prioritetet e mia dhe  Rusia “nuk mund të ekzistojë pa të”. Bota është habitur që ekonomia ruse nuk është gjynjëzuar nga sanksionet perëndimore, por është treguar elastike dhe kjo do të vazhdojë ta bëjë,” tha presidenti.

Në një pyetje tjetër, Putinit iu kërkua të fliste për “operacionin special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë.

Ai tha se qëllimet e Rusisë mbeten të pandryshuara, duke përsëritur se ato janë “denazifikimi dhe çmilitarizimi i Ukrainës”.

“Paqja do të ndodhë kur të arrijmë qëllimet tona”, shtoi ai.

Rusia prej kohësh pretendon se sulmi i saj ndaj Ukrainës ishte për të “mbrojtur njerëzit” nga nazistët në vend dhe kjo ishte një nga arsyet që Putin përdori për të nisur pushtimin fillestar.

“Heroi i tyre kombëtar është një figurë e njohur naziste”, thotë ai në konferencë.

“Nëse ata nuk duan të arrijnë paqe në mënyrë paqësore, ne duhet të ndërmarrim veprime, duke përfshirë veprimet ushtarake”, tha presidenti rus duke folur për çmilitarizimin.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!