Putin paralajmëron NATO-n: Rrezikoni luftën nëse furnizoni me raketa Ukrainën

schedule08:44 - 13 Shtator, 2024

schedule 08:44 - 13 Shtator, 2024

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se NATO rrezikon të hyjë në luftë me Rusinë nëse Europa dhe SHBA-ja lejojnë Kievin të sulmojë territorin rus me raketa me rreze të gjatë veprimi të prodhimit perëndimor.

Putin tha se kjo “nuk do të thoshte asgjë tjetër përveç pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të vendeve të NATO-s, SHBA dhe vendeve europiane në luftën në Ukrainë”.

“Është pjesëmarrja e tyre e drejtpërdrejtë. Dhe, sigurisht, kjo ndryshon thelbësisht vetë thelbin, natyrën e konfliktit”, tha ai.

“Nëse është kështu, ne do të marrim vendimet përkatëse bazuar në kërcënimet që do të na krijohen”.

/abcnews.al