Presidenti rus Vladimir Putin tha se “Ukraina ka nisur një ofensivë të madhe kundër ushtrisë ruse, por forcat ukrainase nuk kanë arritur të arrijnë objektivat e tyre pavarësisht luftimeve të rënda”.
“Mund të themi me siguri se ky sulm ka filluar. Kjo dëshmohet nga përdorimi i rezervave strategjike të ushtrisë ukrainase”, u tha Putin gazetarëve rusë në Soçi.
“Trupat ukrainase nuk i arritën qëllimet e tyre në asnjë fushë,” shtoi ai.
Putin tha se luftimet kanë qenë shumë intensive për tre ditët e fundit, por se “armiku nuk ishte i suksesshëm” në asnjë nga betejat.
Presidenti rus nuk paraqiti asnjë provë për të vërtetuar pretendimet e tij, sipas BBC.