Ukraina do të krijojë një atmosferë festive, pavarësisht se vendi ndodhet në luftë dhe Rusia godet infrastrukturën ditë pas dite.
Gazetari Illia Ponomarenko i Kyiv Independent ka bërë me dije se kryesore e Krishtlindjes e Kievit po vendoset sot, vetëm një ditë pasi forcat ruse kryen një valë tjetër sulmesh masive në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin.
Siç është thënë më herët, pemët e Krishtlindjeve nuk do të kenë drita, për shkak të mungesës së energjisë si pasojë e goditjes së infrastrukturës kritike nga Rusia
“Ndërkohë, pema kryesore e Krishtlindjeve e Ukrainës është duke u instaluar, si gjithmonë, në sheshin Sofiyska në Kiev. Nuk ka treg Krishtlindjesh këtë herë… por ju mund t’i karikoni pajisjet tuaja në atë vend”, shkruan gazetari.
Meanwhile, Ukraine’s main Christmas Tree is being installed, as always, on Sofiyska Square in Kyiv.
No Christmas market this time around… but you can charge your gadgets at the place? pic.twitter.com/grX4wkMIZb— Illia Ponomarenko ?? (@IAPonomarenko) December 17, 2022
Më 24 dhjetor bëhen 10 muaj që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Kremlini duket se nuk ka pranuar një armëpushim për Krishtlindjet, ndërsa Ukraina ka paralajmëruar se Rusia do të nisë sulme masive në fillim të vitit të ri. /abcnews.al