Vladimir Putin shprehu sot mbështetjen për politikën monetare të miratuar nga Banka e Rusisë për të frenuar inflacionin. Presidenti rus madje vuri në dukje se Rusia do të rrezikohej në të njëjtën mënyrë si Turqia.
“Unë e di se ka pakënaqësi me rritjen e normave të interesit,” tha Putin në një konferencë për shtyp. “Por nëse ato norma nuk do të ishin zbatuar, ne mund të kishim përfunduar si Turqia,” tha presidenti rus.
Shtrenjtimi i çmimeve ka prekur një pjesë të madhe të popullsisë. Pa llogaritur se 43% e rusëve nuk ka asnjë kursim, të paktën sipas sondazheve të fundit. Për prodhimet ushqimore, ulja e konsumit është më shumë se e dukshme duke prekur rekorde si ato të viteve ’90, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Banka qendrore ruse ka rritur taksat e interesit deri në 8.50%. Është rritja e shtatë radhazi për të frenuar rritjen e inflacionit. Për këtë arsye, Erdogan i ka bërë presion bankës qendrore që të ulë normat e interesit, pavarësisht se kostoja e jetesës për familjet turke është rritur shumë, kursi i këmbimit të lirës turke ka rënë dhe kompanitë që importojnë mallra dhe lëndë të para nga jashtë e kanë të vështirë të mbulojnë kostot në dollarë.
Lëvizja e Erdoganit nuk i ka bindur veçanërisht tregjet ndërkombëtare. Është tregues se kostoja e sigurimit të borxhit publik turk është më shumë se pesë herë ajo e Rusisë dhe e barabartë me koston e borxhit të Irakut.
/abcnews.al