Putin nënshkruan ligjin, kushdo që përhap lajme të rreme do t’i sekuestrohet pasuria

schedule11:19 - 14 Shkurt, 2024

schedule 11:19 - 14 Shkurt, 2024

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj federal për konfiskimin e pasurive ndaj kujtdo që shpërndan lajme të rreme për ushtrinë.

Më 7 shkurt, Këshilli i Federatës, Dhoma e lartë e parlamentit rus, miratoi një ligj që konfiskonte pasurinë e të dënuarve për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me Forcat e Armatosura të Federatës Ruse dhe duke bërë thirrje për aktivitete që synojnë cenimin e integritetit dhe sigurisë së Rusisë.

Dokumenti thuhet se prezanton një mekanizëm për konfiskimin e parave, sendeve me vlerë dhe pasurive të tjera për përhapjen e lajmeve të rreme për ushtrinë ruse, si dhe nëse këto pasuri përdoren për financimin e krimeve dhe çdo veprimtari tjetër kundër sigurisë së shtetit.

Duma e Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit rus, e miratoi këtë ligj më 31 janar. Sipas ligjeve ruse të miratuara marsin e kaluar, diskreditimi i forcave të armatosura ose përhapja e informacionit të rremë për ushtrinë dënohet me burg.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!