Putin nënshkruan dekretin, do të dërgojë në luftë personat me shtetësi të shumëfishtë

schedule13:38 - 15 Nëntor, 2022

schedule 13:38 - 15 Nëntor, 2022

Presidenti Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që lejon rusët që kanë shtetësi të shumëfishtë të shërbejnë në forcat e armatosura të vendit. Dekreti i ndryshuar tani nënkupton se ata me status të përhershëm qëndrimi në vendet e huaja mund të rekrutohen në ushtri.

Në shtator, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm në Rusi pasi vendi u përball me probleme ushtarake në Ukrainë dhe tha se fuqia punëtore shtesë ishte e nevojshme për të fituar një luftë jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe mbështetësve të saj perëndimorë.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se Rusia do të dërgojë 300,000 rezervistë për të mbështetur fushatën e saj ushtarake.

Ky ishte mobilizimi i parë i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!