Putin në Bjellorusi/ Lukashenko: Siguria është fokusi i bisedimeve

schedule11:58 - 24 Maj, 2024

schedule 11:58 - 24 Maj, 2024

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se siguria do të jetë tema kryesore e bisedimeve me homologun e tij rus Vladimir Putin. Presidenti rus mbërriti sot në Minsk në një vizitë dy-ditore.

“Unë mendoj se, si zakonisht, çështjet e sigurisë do të jenë fokusi,” tha Lukashenko pas një bisede të shkurtër me Putinin në aeroportin e kryeqytetit bjellorus.

Gjatë takimit, të dy liderët priten të diskutojnë edhe çështjet ekonomike, sipas liderit bjellorus.

/abcnews.al