Putin mohon ndalimin e eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës

schedule09:15 - 4 Qershor, 2022

schedule 09:15 - 4 Qershor, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se njerëzit po përpiqen të fajësojnë Moskën për problemet në tregun global të ushqimit dhe ka mohuar ndalimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase.

Partnerët tanë kanë bërë shumë gabime dhe tani janë në kërkim të kokës së turkut. Situata do të përkeqësohet sepse britanikët dhe amerikanët kanë vendosur sanksione ndaj plehrave tona,” tha ai në një intervistë për televizionin shtetëror.

Ai shtoi se rritja e çmimeve të plehrave “nuk ka të bëjë” me operacionin ushtarak rus në Ukrainë.

Presidenti rus tha se Ukraina mund të eksportojë grurin e saj nga portet që ajo kontrollon, si Odessa. Gruri ukrainas mund të eksportohet gjithashtu përmes Rumanisë dhe Polonisë, madje edhe përmes Bjellorusisë, nëse hiqen sanksionet kundër atij vendi.

Ai këmbënguli se Moska nuk po bllokonte eksportet dhe ishte e gatshme të “garantonte” sigurinë e tyre përmes porteve të Detit Azov. Sipas vlerësimeve të Moskës, Ukraina mund të eksportojë 5 milion ton grurë dhe 7 milion ton misër. Sa i përket eksporteve ruse të grurit, ato do të rriten në 50 milionë tonë, tha Putin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!