Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë nisur bisedimet në qytetin rus të Soçit në bregun e Detit të Zi.
Të dy liderët shtrënguan duart përpara se të fillonin bisedimet. Duke përshëndetur liderin turk, Putin tha: “Nëse dëshironi, ejani me pushime këtu, është shumë mirë”.
Putin personally welcomes Erdogan at Sochi residence.
Erdogan says the area is very green like Turkey’s Black Sea region. [Sochi is also in the Black Sea].
Putin concurs and smiles pic.twitter.com/JKrrZuhsmn
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) September 4, 2023
“Ky është takimi ynë i parë që nga zgjedhjet në Turqi. Dëshiroj t’ju përgëzoj edhe një herë për rezultatet zgjedhore,” i tha Putin Erdoganit.
Bisedimet pritet të fokusohen në ringjalljen e marrëveshjes së drithërave, nga e cila Rusia u tërhoq në korrik.
Gjithashtu, sipas palës ruse, do të bisedohet për një propozim nga Moska për të furnizuar Turqinë me 1 milion ton drithë ruse, e cila më pas do të shpërndahet në vendet më në nevojë, me ndihmën financiare të Katarit.
Pas bisedimeve dypalëshe në Moskë me homologun e tij turk javën e kaluar, ministri i Jashtëm Sergej Lavrov përsëriti se Rusia do të ishte e gatshme të ribashkohej me marrëveshjen e grurit të Detit të Zi nëse do të zbatohen kushtet që ka kërkuar Rusia.
Furnizimi me gaz natyror nga Rusia në Turqi mund të jetë gjithashtu pjesë e diskutimeve të hënën, sipas agjencisë zyrtare ruse të lajmeve TASS.
/abcnews.al