Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Teheran ku do të zhvillojë bisedime me presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
Gjatë udhëtimit të tij, Putin do të diskutojë çështjen e eksporteve të grurit nga portet ukrainase dhe pritet të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët me Raisi dhe Erdogan, sipas Kremlinit.
Putin dhe homologët e tij pritet të diskutojnë gjithashtu ndihmën humanitare për Sirinë, raporton CNN.
Vizita e Putinit në Iran është udhëtimi i tij i parë jashtë territorit të ish-BRSS që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë, udhëtimi i dytë i huaj në total. /abcnews.al