Putin: Marrëdhënia e Rusisë me Ukrainën është ndryshe nga shtetet e tjera post-sovjetike

schedule15:12 - 22 Shkurt, 2022

schedule 15:12 - 22 Shkurt, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin tha në një deklaratë të martën se ndërsa Rusia ka kërkuar të bashkëpunojë me të gjitha shtetet e pavarura pas rënies së Bashkimit Sovjetik, situata në Ukrainë “është ndryshe” për shkak të ndërhyrjes nga vendet e huaja, sipas CNN

“Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia është përpjekur të forcojë  bashkëpunimin me të gjitha shtetet e pavarura, tha Putin.

“Ne synojmë të bashkëpunojmë me të gjithë fqinjët tanë, por me Ukrainën, situata është ndryshe,” vazhdoi ai. “Kjo sepse për fat të keq, territori i këtij vendi po përdoret nga vende të treta për të krijuar kërcënime kundër  Federatës Ruse.

Kjo është arsyeja e vetme.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!