Presidenti Rus Vladimir Putin paralajmëroi këtë të premte se vendosja e trupave ushtarak të huaj si garanci sigurie për Ukrainën do të konsiderohej një objektiv Legjitim nga Moska për tu sulmuar. Kreu I Kremlinit Insistoi se vendosja e këtyre trupave nuk do të ishte e nevojshme nëse do të nënshkruhej një marrëveshje për ti dhënë fund luftës në Europën Lindore.
“Sa i përket vendosjes së mundshme të trupave ushtarak në Ukrainë, kjo është nga nga shkaqet rrënjësore që e tërheq Ukrainën në NATO. Nëse ndonjë trup shfaqet atje, veçanërisht tani që luftimet janë duke vijuar, ne supozojmë se ata do të ishin objektiva legjitim për ne.nvse arrihen vendime që çojnë në paqe afatgjatë, atëhere thjesht nuk shoh të ketë kuptim vendosja e trupave ushtarak në Ukranë. Nëse ka marrëveshje, askush të mos dyshojë se Rusia nuk do ti përmbush ato plotësisht.Ne I respektojmë garancitë e sigurisë për Ukrainën, por ato duhet të jenë të përshtatshme edhe për Rusinë.”
Deklarata e Kreut të Kremlinit erdhi pasi Presidenti Francez Emanuel Macron deklaroi të enjten pas Samitit të Koalicionit të Vullnetit të mire për Ukrainën se 26 vende perëndimore ishin zotuar ti ofronin Ukrainës Garanci sigurie pas përfundimit të luftës të cilat përshinin një force ndërkombëtare ushtarake në tok, detë dhe ajër . Pas deklaratave te Putin kete te premte Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky insistoi se Grancite e Sigurise te ofruara nga perendimi duhet te nisin te zbatohen menjehere perpara fundit te luftes.
Na ana tjeter Vladimir Putin i cili foli këtë të premte në Forumin Ekonomik në Vladivostok ripërsëriti edhe një here tjetër kerkesen që Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky të udhëtojë drejt Moskës nëse kërkon negociata për ti dhënë fund luftës në Europën Lindore. Putin tha se Zelensky dhe delegacioni Ukrainas do të ishin 100% të sigurtë.
“Pala ukrainase e dëshiron këtë takim dhe sugjeron një takim të tillë. Unë thashë se jam gati. Ejani, me siguri do të sigurojmë të gjitha kushtet për të punuar të sigurtë së bashku, 100%. Por nëse na thoni se duan takim, atëherë ata duhet të vijnë atje ku ne caktojmë takimit. Të tjerat janë kërkesa të tepërta për ne. Vendi më I mire për këtë takim është Kryeqyteti I Rusisë, qyteti hero I Moskës.”
Presidenti Rus Vladimir Putin tha se dialogu I tij me Presidentin Amerikan Donald Trump mbi luften ne Ukraine vijon te mbetet i hapur, megjithate shtoi se kohet e fundit dy lideret nuk e kishin telefonuar njeri tjetrin. Putin deklaroi se sapo ishte kthyer nga Kina dhe nuk kishte pasur mundesi te fliste me homologun e tij amerikan./abcnews.al

