Vladimir Putin nënshkroi sot një dekret për krijimin e një fondi të posaçëm për të mbështetur ushtarët që luftojnë në Ukrainë dhe familjet e tyre, një tjetër masë sociale e shpallur nga presidenti rus mes pushtimit të vendit fqinj.
Ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha që nga 24 shkurti 2022, kur filloi pushtimi i Ukrainës, dhe pas shumë disfata ushtarake.
Putin mobilizoi 300,000 rezervistë në shtator.
Dekreti për mbështetjen e “Mbrojtësve të Atdheut” ,siç quhet, u publikua sot në faqen zyrtare të qeverisë ruse. Sipas kësaj, përveç ushtarëve që luftojnë në front, fondi do të mbështesë edhe gratë dhe fëmijët e tyre.
Putin kishte njoftuar më 21 shkurt krijimin e këtij fondi në një fjalim në parlamentin rus, megjithëse shuma totale nuk është bërë e ditur.
“Detyra jonë është të mbështesim familjet që humbën të dashurit e tyre dhe t’i ndihmojmë ata të rrisin fëmijët e tyre dhe t’u ofrojmë arsim dhe punë ,” vuri në dukje presidenti rus.
/abcnews.al