Putin kërcënon SHBA: Do përballet me raketat ruse

schedule23:15 - 20 Shkurt, 2019

schedule 23:15 - 20 Shkurt, 2019

Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi Uashingtonin se nëse amerikanët vendosin sisteme raketore në Europë, do përballen me raketat ruse. Kërcënimi u bë gjatë mesazhit të përvitshëm parlamentar, ku nënvizoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit me Bashkimin Europian.

Presidenti Rus Vladimir Putin kërcënoi hapur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se do përballen me raketat ruse, nëse amerikanet vendosin sisteme raketore në Europë.

Në fjalimin e përvitshëm para parlamentit, Putin tha se qeveria e tij nuk do të tolerojë asnjë veprim që cënon sigurinë e Rusisë, “Nëse Shtetet e Bashkuara vijojnë të zhvendosin raketat e tyre me rreze të mesme në Europë, ne do të marrim masa duke kërcënuar vendin ku do të vendosen raketat dhe do të shënjestrojmë vendin ku është vendosur përdorimi i këtyre armëve, tha Putin.

Presidenti rus kritikoi Uashingtonin që u tërhoq nga traktati për armët bërthamore e Luftës së Ftohtë, i nënshkruar nga Gorbacov e Regan në vitin 1987, duke thënë se akuzat se Rusia shkeli traktatin, u bënë për të mbuluar faktin që amerikanët gjithmonë donin të tërhiqeshin prej tij. Shefi i kremlinit tha se SHBA i inoruan interesat legjitime të Rusisë dhe vazhduan të organizonin aktivitete anti ruse, sic ishin sanksionet ekonomike.

Duke nënvizuar se Rusia nuk po kërkon një konfrontim direct me SHBA, Putin tha sidoqoftë se Uashingtoni duhet të llogarisë armët ruse, para se të bëjë cdo lloj lëvizje, pasi ai vetë do garantonë sigurinë e vendit të tij.

Duke folur për marrëdhëniet me botën, Putin nënvizoi bashkëpunimin me Kinën, Indinë e Japoninë e tha se shpreson të vendosë marrëdhënie me Bashkimin Europian. “Ne gjithashtu shpresojmë se BE, vendet që udhëheqin Europën do ndërmarrin hapa të vertëte për të patur marrëdhënie normale politike e ekonomike me Rusinë”tha Putin duke theksuar se qytetarë të këtyre vendeve janë të interesuar për këtë lloj bashkëpunimi me Rusinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!