Rusia nuk ka arritur qëllimet e saj në Ukrainë, ndërkohë që pushtoi vendin në 24 shkurt. Kështu ka deklaruar Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili ka postuar në Twitter një foto të një video-konference që ai tha se është mbajtur me anëtarët e Komitetit të Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, raporton The Guardian.
Sipas tij, Rusia nuk ka arritur të përmbushë qëllimet për shkak të guximit të ukrainasve dhe ndihmës së partnerëve.
“Për më shumë se gjashtë muaj të një lufte në shkallë të plotë kundër Ukrainës, Rusia nuk ishte në gjendje ta arrinte qëllimin e saj. Kjo ndodhi falë guximit të kombit ukrainas dhe ndihmës së partnerëve tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar ai.
Held a video conference with members of the Intelligence Committee of the US House of Representatives.
For over six months of a full-scale war against ??, Russia was unable to achieve its goal. It happened thanks to the ?? nation’s courage and our international partners’ aid. pic.twitter.com/8bpOySVF2u
— Andriy Yermak (@AndriyYermak) September 21, 2022
Ky reagim nga zyra e Zelenskyt vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se do të përdorë të gjitha mjetet për luftën në Ukrainë, duke nisur mobilizimin e plotë. /abcnews.al