Udhëheqësit e BE-së do të mbajmë nesër, 24 shkurt, një samit urgjent në lidhje me krizën Urkainë-Rusi dhe luftën e mundshme midis dy vendeve.
Në një letër drejtuar liderëve të BE-së, kreu i Këshillit të BE-së, Charles Michel, shkruan: “Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të jemi të bashkuar dhe të vendosur dhe të përcaktojmë së bashku qasjen dhe veprimet tona kolektive”.
Ai thotë se “veprimet agresive” të Rusisë kanë shkelur “të drejtën ndërkombëtare, integritetin territorial dhe socranitetin e Ukrainës.”
Lexo edhe:CNN: Tanket ruse dhe dy batalione ndodhen në Ukrainë
Ndërkohë pak më parë CNN raportoi se tanket ruse janë futur tashmë në rajonin lindor të Ukrainës që Rusia e ka njohur si “të pavarur”, sipas kryeministrit të Letonisë dhe burimeve të njohura me vlerësimet e fundit të inteligjencës amerikane.
“Sipas informacionit që kam në dispozicion, Putini po lëviz forca dhe tanke shtesë në territoret e pushtuara të Donbasit”, tha kryeministri letonez Arturs Krišjānis Kariņš, raporton abcneës.al.
“Sipas çdo përkufizimi, kjo është një pushtim i territorit sovran të një vendi fqinj.”
I pyetur nga CNN nëse e kishte fjalën për trupa shtesë të ushtrisë ruse përveç atyre që njihen si separatistë, Kariņš u përgjigj: “Po, sipas informacionit që kam në dispozicion, kjo është pikërisht ajo që po shohim”.
Lexo edhe: Lufta në Ukrainë, BE mban nesër samit urgjent, zbardhet axhenda: Si t’i përgjigjemi Rusisë
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai ka bërë thirrje për “veprime të shpejta, konkrete dhe të vendosura” kundrejt Rusisë. Ministri ka deklaruar se jemi në një pikë kritike në historinë botërore dhe se sipas tij “veprimet e botës sot do të vendimtare për dekadat e ardhshme”.
Politikani ukrainas thotë se një gabim në këtë situatë të tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës, mund të sjellë një luftë të mundshme botërore. Ai thotë se të gjithë “kemi lexuar për gabimet që kanë bërë politikanët në prag të luftërave të tjera botërore” dhe u kërkon vendeve të mos përsërisin gabimet e së kaluarës.
Akuza e Rusisë se Ukraina ka përshkallëzuar situatën, për Kulebën është absurde./abcnews.al/