Putin: Ishte gabim për Bashkimin Sovjetik që dërgoi tanke në Hungari dhe Çekosllovaki në Luftën e Ftohtë

schedule10:20 - 12 Shtator, 2023

schedule 10:20 - 12 Shtator, 2023

Presidenti rus Vladimir Putin këtë të martë ka thënë se vendimi i Bashkimit Sovjetik për të dërguar tanke në Hungari dhe Çekosllovaki gjatë Luftës së Ftohtë për të shtypur protestat masive ishte një gabim.

Putin këtë deklaratë e ka dhënë në momentin që është pyetur për Rusinë që konsiderohej një fuqi koloniale për shkak të vendimit të Moskës për të dërguar tanke në Budapest në 1956 dhe Pragë në 1968.

Ndërkohë kujtojmë se kryengritja hungareze e vitit 1956 u shtyp nga tanket dhe trupat sovjetike.  Shumë njerëz ishin vrarë në Budapest gjatë këtij operacioni. Pranvera e Pragës, në vitin 1968, përfundoi kur forcat sovjetike pushtuan Republikën Popullore Çekosllovake.

Gjëja kryesore është se ne kurrë nuk kemi qenë kolonialistë askund, bashkëpunimi ynë ka qenë gjithmonë i ndërtuar mbi baza të barabarta ose me dëshirën për të ndihmuar dhe mbështetur, dhe vendet që përpiqen të konkurrojnë me ne, edhe tani, thjesht po ndjekin një politika të ndryshme,” tha ai .

Ndërkohë kujtojmë se deklaratat e presidentit rus vijnë në një kohë që ai është në luftë me Ukrainën dhe pas pushtimit të shkurtit 2022, gjatë të cilit Moska shpalli Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson “territoret e saj”, duke shkaktuar një protestë ndërkombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!