Putin i referohet Kosovës dhe Srebrenicës

schedule16:11 - 20 Tetor, 2017

schedule 16:11 - 20 Tetor, 2017

Presidenti rus Vladimir putin deklaroi se mbyllja e kufijve rusë me republikat që kanë vetëshpallur pavarësinë në lindje të Ukrainës, do të shkaktonte gjakderdhje në vend. Kreu i Kremlinit akuzoi se shtetet anëtare të BE që mbështesin Kosovën kanë ushqyer separatizmin në Europë.

Mbyllja e kufijve rusë ndaj republikave që kanë vetëshpallur pavarësinë në lindje të Ukrainës do të shkaktonte gjakderdhje sipas presidentit rus Vladimir Putin dhe Moska nuk ka për ta lejuar një gjë të tillë. Kreu i Kremlinit shtoi se deri sa cështjet politike të mbeten të pazggjidhura këto territore nuk kanë për të pasur një status të vevecantë. Dhe nëse Rusia mbyll kufijtë me këto republika të cilave ende nuk u njihet pavarësia atëherë do të ndodhte e njëjta gjë si në Srebrenicë. Ai gjithashtu shtoi se shtetet anëtare të Bashkimit Europian duke mbështetur Kosovën, kanë ushqyer separatizmin në Europë. Dhe shembulli për këtë është pikërisht ajo që po ndodh aktualisht në Katalonja.
Sipas Putin qëndrimi i ndryshëm i Europës ndaj Kosovës, Krimesë dhe Katalonjës janë një shembull i pastër për standartet e dyfishta.
Putin theksoi se ndaj Katalonjës u shqiptua një dënim unanim nga ana e Bashkimit Europian dhe shteteve anëtare dhe një gjë e tillë duhej të ishte marrë në konsideratë dhe më parë. Në të kaluarën sipas Putin BE ka mirëpritur kolapsin e një seri shtetesh në Europë pa e fshehur aspak kënaqësinë. Kreu i Kremlinit përfundoi duke thënë se Uashingtoni nuk kishte asnjë arsye për të mbështetur pa rezerva pavarësinë e Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!