“Putin i painteresuar për paqe”, britanikët: Ukraina nuk duhet të dalë e humbur nga negociatat

schedule20:16 - 28 Mars, 2022

schedule 20:16 - 28 Mars, 2022

Deri më tani, Vladimir Putini nuk është angazhuar seriozisht në negociatat mes Moskës dhe Kievit për t’i dhënë fund luftës.

Kështu ka vlerësuar sot qeveria britanike ndërsa shtohet se në çdo rast duhet të “sigurohemi që çdo lloj marrëveshje në të ardhmen të mos jetë në dëm të Ukrainës.”

Liz Truss, ministre e jashtme e qeverisë britanike të Boris Johnson, i bëri deklaratat ndërsa fliste në Parlament dhe siguronte opozitën laburiste për synimin për të bërë gjithçka që është e mundur për të pasur një rrugëdalje të ndryshme nga ajo në 2014, kur Moska aneksoi Krimenë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!