Putin i kërkoi ndihmë Erdoganit për të eksportuar grurë në Afrikë

schedule21:46 - 2 Gusht, 2023

schedule 21:46 - 2 Gusht, 2023

Presidenti rus, Vladimir Putin i kërkoi homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan të ndihmojë Rusinë të eksportojë drithërat e saj në vendet afrikane të cenueshme nga mungesa e ushqimit.

Kremlini deklaroi se dy liderët zhvilluan një bisedë telefonike, shkruan Al Jazeera.

“Gatishmëria për bashkëpunim me Turqinë dhe shtetet e tjera të interesuara për këtë çështje, u diskutua gjatë një telefonate midis dy liderëve”, tha një deklaratë e Kremlinit të mërkurën, në vazhdën e vendimit të Moskës për të hequr një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Turqia që lejon Ukrainën të eksportojë ushqime. përmes Detit të Zi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!