Presidenti rus Vladimir Putin tha se është i gatshëm të dëgjojë qëndrimin e partnerëve europianë për çështjen e zgjidhjes së situatës në Ukrainë, pas vizitës së kryeministrit Orban në Moskë.
“Sigurisht, jam gati të diskutoj me kryeministrin hungarez Viktor Orban, nuancat e kësaj çështjeje, domethënë zgjidhjen e situatës në Ukrainë dhe shpresoj që të dëgjoj edhe qëndrimin e partnerëve europianë”. tha Putin.
Orban falënderoi Putinin për pritjen dhe tha se Hungaria do të bëhet i vetmi vend në Europë që do të jetë në gjendje të bisedojë me të gjithë.
/abcnews.al