Putin i dhuron Kim Jong Un një makinë luksoze të prodhuar nga Rusia

schedule11:05 - 19 Qershor, 2024

schedule 11:05 - 19 Qershor, 2024

Presidenti Vladimir Putin i dhuroi një makinë luksoze Aurus të prodhuar nga Rusia udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un gjatë vizitës së tij në Phenian.

Ky është modeli i dytë i kësaj makine, njëra prej të cilës përdoret nga vetë presidenti. Dhuratat e Putinit për liderin e Koresë së Veriut përfshijnë gjithashtu një kamë dhe një set çaji.

Ndër dhuratat e bëra nga Kim Putinit janë disa vepra arti që përshkruajnë presidentin rus.

/abcnews.al