Presidenti rus Vladimir Putin ka folur në telefon me presidentin francez Emmanuel Macron dhe i dha një shpjegim shterues të arsyeve të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.
Kremlini tha se thirrja u bë me iniciativën e Macron. Po sipas të dhënave nga Kremlini ai dhe Putin ranë dakord të qëndronin në kontakt me njëri tjetrin.
Macron ndërmori diplomaci intensive në javët e fundit në përpjekje për të shmangur pushtimin e Ukrainës, duke e bërë këtë përmes mbajtjes së bisedimeve me Putinin në Kremlin.
Por si duket nuk ka pasur dhe aq shumë sukses pasi lufta ka shpërthyer në të gjithë Ukrainën. /abcnews.al