Putin firmos ligjin që mbron vendin nga sulmet kibernetike

schedule08:34 - 26 Shkurt, 2021

schedule 08:34 - 26 Shkurt, 2021

Presidenti rus Vladimir Putin firmosi ligjin që detyron shpërndarësit e internetit në vend që të instalojnë mjete shtetërore për kufizim të qasjes në informacione të paligjshme; të cilat përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Rusisë.

Gjoba të kripura do të ketë dhe për të gjithë administratorët IT që shkelin të drejtat thelbësore të qytetarëve rusë për sa i përket: qasjes së lirë, kërkimit, blerjes, transmetimit, prodhimit dhe shpërndarjes të çdo informacioni të ligjshëm.

E njëjta gjë vlen dhe për personat fizikë. Në rastin e shkeljes së parë, një person fizik do të gjobitet nga 500 – 1100 euro, për zyrtarët publikë gjoba do të jetë 2 mijë deri në 4 mijë euro, ndërsa për personat juridikë gjoba mund të shkojë deri në 17 mijë euro.

Në rast se kjo shkelje përsëritet gjoba më e lartë mund të jetë deri në 33 mijë euro. Të gjithë ata që merren me furnizimin dhe funksionimin e internetit janë të detyruar të gjejnë adresa dhe domenin të dyshimtë. Mungesa e bashkëpunimit me ente që drejtojnë aktivitete operative dhe hetime, parashikohen gjoba shumë të kripura./abcnews.al