“Putin është i çmendur”, Goxhaj: Trump, retorikë që tregon se po tërhiqet…/ Eksperti e kundërshton

schedule22:11 - 26 Maj, 2025

schedule 22:11 - 26 Maj, 2025

Tensionet në arenën ndërkombëtare dhe zhvillimet e fundit në luftën Rusi–Ukrainë kanë qenë në qendër të debatit mes analistëve dhe ekspertëve të sigurisë në emisionin “360 Gradë” në ABC News.

Gjatë diskutimit kapiteni Dritan Goxhaj dhe eksperti i gjeopolitikës, Alfred Pëllumbi, dhanë qëndrime të kundërta për qëndrimin e SHBA-së dhe rolin e Rusisë në konflikt.

Kapiteni Dritan Goxhaj komentoi deklaratat e ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se po përdor një retorikë që sinjalizon tërheqje nga përfshirja direkte në konflikt:

“Trump ka thënë që është i çmendur Putin, ndërkohë që i është kthyer edhe Zelenskyt. Po përdor këtë retorikë në këtë moment ndaj të dyve, pothuajse me të njëjtat terma ndaj të dyve për të treguar se ne do të tërhiqemi dhe po shtron rrugën për t’u tërhequr. ‘Ne po tërhiqemi me këta nuk merret vesh.’ Ia lë Evropës duke i thënë ia ku i keni bëni çfarë të doni,” u shpreh Goxhaj.

Nga ana tjetër, eksperti i gjeopolitikës, Alfred Pëllumbi, kundërshtoi idenë se SHBA do t’ia lërë Evropës në dorë menaxhimin e situatës, duke theksuar se Amerika historikisht nuk është tërhequr nga roli i saj udhëheqës:

“Në asnjë mënyrë jo nuk do ia lërë, sepse nuk e ka lënë ndonjëherë Amerika, Evropës,” theksoi Pëllumbi.

Ai gjithashtu komentoi pozicionin e Rusisë dhe rolin e presidentit Vladimir Putin në konflikt, duke e konsideruar situatën si një “rrugë pa krye” për Moskën:

“Putin është një rrugë pa krye dhe mos thoni që ai do të vazhdojë luftën, ose po e detyrojnë… Po e tregon edhe Ukraina forcën sepse edhe Ukraina po djeg. Të dyja janë luftë, por Putin është në një rrugë pa krye që nuk po hyn në bisedime. Dështoi siç kanë dështuar të tjerë më përpara. Rusia nuk i dha rëndësinë e duhur takimit në Rusi,” u shpreh ai.

Debati mes dy ekspertëve pasqyron ndarjen e mendimeve rreth zhvillimeve gjeopolitike dhe të ardhmes së konfliktit në Ukrainë, ndërsa qëndrimi i SHBA-së mbetet në qendër të analizave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!