Putin do të zhvillojë bisedime me Xi Jinping dhe Erdogan

schedule17:07 - 2 Korrik, 2024

schedule 17:07 - 2 Korrik, 2024

Vladimir Putin do të zhvillojë takime me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan nesër gjatë një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Putin u takua për herë të fundit me Xi në maj, kur ai vizitoi Kinën në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, pasi u inaugurua për një mandat të pestë si president rus.

SCO është një organizatë euroaziatike politike, ekonomike, ndërkombëtare e sigurisë dhe mbrojtjes e krijuar nga Kina dhe Rusia në 2001.

Anëtarët e tjerë të plotë janë India, Irani, Kazakistani, Kirgistani, Pakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Turqia, edhe pse jo anëtare, shpesh merr pjesë në takimet e saj si “partner dialogu”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!