Putin bën thirrje për marrjen e masave për rublën

schedule23:36 - 18 Shtator, 2023

schedule 23:36 - 18 Shtator, 2023

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë thirrje të hënën për masa të menjëhershme për ta mbështetur rublën, valutën e dobësuar ruse, teksa vendi po përballet me rritje të inflacionit.

Sa i përket zhvlerësimit të valutës, Putin ka thënë se “është e nevojshme të kuptohet qartë çfarë po e shkakton atë dhe të merren vendime të duhura, pa vonesa”.

Lideri rus i ka bërë këto komente në një takim qeveritar për buxhetin shtetëror, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, shkruan REL.

Rritja e shkallës së interesit është një prej mënyrave për forcim të valutës së një vendi edhe për ulje të ritmit të inflacionit.

Banka Qendrore e Rusisë veçse e ka rritur normën e interesit në 13 për qind.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!