Puthje dhe prekje intime me fëmijët, debati: Në Itali bëri burg

schedule18:42 - 13 Janar, 2022

schedule 18:42 - 13 Janar, 2022

Puthja prindër-fëmijë ishte temë e diskutimit sot në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku të ftuar ishin Albatros Rexhaj, Jorida Meta, Enida Perlala dhe Fjorentina Halili.  Sipas Albatrosit, për sjellje të tilla ku prindërit puthen në buzë me fëmijët, qofshin të rritur apo fëmijë, ka mendime të ndryshme, por ai mendon që nuk është në rregull pasi fëmija ka disa konventa.

“Duhet të ruajmë konvencën që babai duhet të jetë i kujdesshëm kur e puth vajzën, mami kur e puth çunin e rritur sidomos. Duhet të kemi disa limite që ne i kemi trajtuar me shekuj dhe nuk mendoj që tani në emër të një ideje snobe këto duhet të ndryshojnë”.

Ermali e pyet Albatrosin se ne mos ndoshta ne shqiptarët kemi një formë dashurie paktë ekzagjeruar dhe pak të mirë menduar.

“Në botën perëndimore raporti me fëmijët është shumë i ndjeshëm dhe për gjërat më të vogla përfundon në polici. Psh një shqiptar në Itali, është verior, është një traditë nga Malësia se kur të lind çuni ia puthin bibilushin, e ka bërë ai atë në Itali, dhe për këtë ai ka qëndruar burg diku rreth 1 vit sepse është trajtuar si abuzim”.

Jori pohoi gjithashtu se e ka bërë me djalin e saj, kur ka qenë i vogël e ka puthur në buzë deri në momentin kur shkoi në çerdhe pasi ishte mësuar me këtë gjë dhe donte të puthte edukatoret.

“Unë mbaj mend bebe që për të dashur ti shpreh gjithë dashurinë time, kuptohet që e kam bërë atë gjeste. Kur erdhi një moment që ai kishte mësuar vetëm atë gjë, dhe i afrohej edukatoreve për t’i puthur në buzë. Derisa ne u detyruan ia shpjeguam që jo, e ka bërë mami  sepse do shumë, por mami mund ta bëjë këtë gjë askush tjetër”.

Ajo shtoi se si me prindërit e saj por edhe me djalin nuk ka ndodhur që ta diskutoj këtë gjë. Nga ana tjetër psikologia Enida Perlala pohoi se nuk mund të ketë një prind që do dëmtonte me dashje fëmijën e tij.

“Është shprehje dashurie duhet ta theksojmë këtë, në moshën e fëmijërisë ai mdolon për të formuar një identitet. Për t’u ndalur edhe tek vajzat e rritura, gjithçka veprojmë më pas janë zgjedhje. Kur të dy personat janë rehat me këtë veprim nuk mund të ndërhyjmë. Ne jemi jo rehat kur dy vlera janë rehat sepse bien në kundërshti me vlerat tona personale më pas”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!