Janë të rralla rastet kur shohim gjakblutë të shkëmbejnë puthje në publik. Kate Middleton bëri një përjashtim dhe i dha një puthje në publik bashkëshortit të saj Princit William dje, të mërkurën 6 korrik, në një ndeshje bamirësie polo.
Dukesha e Kembrixhit shoqëroi bashkëshortin e saj në Kupën Royal Charity Polo në Berkshire dhe pas fitores së ekipit të tij, ajo e uroi atë me dy puthje në faqe para se t’i dhuronte një helmetë samurai nga sponsorët japonezë të ndeshjes.
Fotoja e butë emocionoi fansat e çiftit mbretëror dhe u bë virale. Por kishte një detaj prekës. Puthja e Kate Middleton dhe Princit William është dhënë në Ditën Botërore të Puthjes, e cila festohet çdo vit më 6 korrik. Dita Ndërkombëtare e Puthjes filloi në Britaninë e Madhe dhe që nga fillimi i vitit 2000 ajo festohet në të gjithë botën./abcnews.al