Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Puthe, puthe”, zbulohet çfarë ndodhi në autobus pas puthjes së famshme të Rubiales me Hermoson

schedule12:24 - 30 Gusht, 2023

schedule 12:24 - 30 Gusht, 2023

Fituesja e Kupës së Botës për femra me Spanjën, Jenni Hermoso qeshte dhe bënte shaka teksa tregonte një foto të puthjes që Luis Rubiales i bëri asaj, të cilën ditë më vonë ajo e denoncoi si një akt seksist.

Pamjet e 33-vjeçares në autobusin e skuadrës teksa lojtaret përgatiteshin të largoheshin nga stadiumi në Sidnej pritet të shndërrohen në armë në duart e Rubailes, tashmë i pezulluar nga federata spanjolle, ndërsa ai kërkon të mbrohet kundër akuzave se ka kryer sulm seksual.

Hermoso u filmua duke qeshur me zë të lartë teksa shfaqte në ekranin e celularit e saj puthjen tashmë famëkeqe pak më shumë se një javë më parë së bashku me një foto të ish-lojtarit spanjoll Iker Casillas duke u puthur me gazetaren Sara Carbonero teksa ajo e intervistonte atë drejtpërdrejt.



Një grua tjetër në autobusin e ekipit u dëgjua duke qeshur dhe dukë thënë: ‘Ashtu si Iker dhe Sara’ ndërsa Jenni vazhdoi të tregonte telefonin e saj.

Për më tepër, shumica nga 23 lojtaret e skuadrës së Jenni-t që kanë thënë se do të refuzojnë të luajnë përsëri për ekipin kombëtar derisa Rubiales të jetë aty, më pas u filmuan duke kënduar “Beso, beso” që do të thotë “puthe, puthe”, ndërsa Rubiales futet në autobus duke thënë “Ndaloni, po më bëni të skuqem”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!