Një grup pushuesish në Ukrainë kanë përjetuar momente paniku, pasi një helikopter u kaloi mbi kokë. Ata u detyruan të vrapojnë për të shpëtuar, pasi helikopteri shkaktoi kaos në kampingun Gribovka në Odessa Oblast.
Helikopteri formoi një rrymë të fuqishme duke shkulur nga vendi çadrat dhe tavolinat e vendosura në breg të detit. Momenti është filmuar nga një pushuese, e cila i ka publikuar më pas në rrjetet sociale (shih këtu).
Sipas mediave, helikopteri është në pronësi të biznesmenit vendas, Anatoly Reder, shefit të ndërmarrjes farmaceutike InterKhim. g.v/abcnews.al