Hyrja nga Shkodra në drejtimin të Lezhës dhe dalja nga ky qytet në drejtim të Tiranës, janë bllokuar për shkak të trafikut të rënduar. Mijëra pushues kanë zgjedhur bregdetin e Tales, Shëngjinit e Velipojës për të kaluar fundjavën, ndërsa tashmë po kthehen nga plazhi.
Kjo ka bërë që të krijohen disa kilometra radhë automjetesh nga qendra e Lezhës në drejtim të Tiranës. Raportohet se fluksi i automjeteve shkon deri në hyrje të autostradës në kryqëzimin e Milotit, ku shumë automjetet nisen drejt Kosovës.
Një panoramë e ngjashme është edhe në hyrje të Lezhës, ku makinat që vijnë nga Shkodra dhe që kthehen nga plazhi i Velipojës kanë krijuar rashë kilometrike në këtë aks rrugor. Ndërkohë në terren ka forca të shtuara policie që po punojnë për lirimin e trafikut dhe për shmangien e aksidenteve./abcnews.al/

