“Pushtoi” rrjetet sociale me videot e saj, del sot para vettingut Enkeleda Kapedani

schedule15:16 - 15 Nëntor, 2021

schedule 15:16 - 15 Nëntor, 2021

Këtë të hënë ka dalë para organeve të vettingut, gjyqtarja e pezulluar e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila pushtoi rrjetet sociale, pas publikimit të disa videove skandalozë që ajo hidhte në Tik Tok.

Kapedani, e cila ekspozonte veshjet e shtrenjta dhe dëgjonte këngë me mafia, ka preferuar të mbrohet vetë dhe nuk ka marrë avokat në seancë. Relatorja  Brunilda Bekteshi tha se subjekti është hetuar në tre kriteret, që përfshijnë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë priofesionale.

ILDPK ka deklaruar se nuk ka burime te ligjshme për të justifikuar pasurinë, nuk ka bërë deklarim të saktë. Subjekti ka një apartament banimi në vlerën 50 mijë euro në Tiranë. Është një pasuri e krijuar para detyrës së saj si magjistrate. Subjekti është pronare e vetme e apartamentit.

Subjekti ka shpjeguar se babai i  saj ka punuar në Greqi dhe ka patur mundësi financiare. KPK ka kryer hetimin dhe ka rezultuar se familja e saj ka të ardhura për të justifikuar këtë pasuri të blerë para fitimit të statusit të magjistratit”.

Ndërkohë sa i përket pasurisë, gjyqtarja Enkeleda Kapedani të ardhurat i ka nga paga si gjyqtare dhe nga mësimdhënia në privat e më pas në Universitetin Shtetëror të Elbasanit. Gjithshtu, në pasurinë e saj përfshihen dhe ato të bashkëshortit si dhe disa dhurime nga i vëllai në Skoci, në shuma jo të vogla.

Nuk dihet sa çfarë vendimi do të marrë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK-shkalla e parë e vettingut) për këtë magjistrate që ka kaq shumë “njolla” në karrierën profesionale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!