Kompania austriake “Nanographics” djket se ka bërë të mundur dhe zbulimin e fotos së parë reale se si duket në të vërtetë koronavirusi.
Përmes një video të publikuar shihen imazhet e Covid 19 në versionin 3D dhe jo për animacion. Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se ky është një model kompjuteri, por imazhi i parë i koronavirusit që ka “pushtuar” planetin mbarë dhe ka bërë që qeveritë të marrin masat që duhet për kufizimin e përhapjes së tij.
Studiuesit ishin në gjendje të kapnin virusin SARS-CoV-2, i cili shkakton sëmundjen Covid-19 , për herë të parë me lentet e tyre, e cila madje është e dukshme në 3D.
Zbulimi është bërë nga kompania austriake “Nanographics” , një degë e Universitetit Teknik të Vjenës, e cila përdori teknologjinë e re për të vizualizuar virusin në 3D me ndihmën e mostrave të tij të ngrira.
Për Nanographics , krijimi dhe përshkrimi i modeleve strukturore të koronavirusit të ri SARS-CoV-2 kontribuon shumë në kërkimin shkencor duke hedhur shumë dritë se si përhapet sëmundja Covid.e.su./abcnews.al