Ndërsa forcat ruse përparojnë në Kiev, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka kryer disa telefonata, duke u kërkuar vendeve perëndimore të forcojnë sanksionet ndaj Rusisë dhe të rrisin mbështetjen ushtarake.
“Diskutuar me Presidentin e Finlandës, kundër agresorit. Të informuar për mbrojtjen tonë, granatimet tinëzare të Kievit. Falënderojmë Finlandën për ndarjen e ndihmës prej 50 milionë dollarësh. Është një kontribut efektiv për koalicionin kundër luftës. Ne vazhdojmë të punojmë. Duhet të rrisim sanksionet dhe ?? mbështetjen e mbrojtjes. Jo të gjitha mundësitë për sanksione janë ezauruar ende. Presioni ndaj Rusisë duhet të rritet. I thashë këto edhe Von der Leyen. I jam mirënjohës Presidentes për vendimin e saj për ndihmë shtesë financiare.” shkruan Zelenskiy.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se forcat ruse janë duke shënjestruar zonat e civilëve, ndërkohë që Rusia ka shtuar sulmet në Kiev, duke nisur trupa dhe tanke nga tri drejtime.
Shpërthime dhe të shtëna armësh janë dëgjuar në një lagje veriore të Kievit, ndërsa forcat pushtuese ruse hynë në qytet, raporton AFP. /abcnews.al/