Trupat ruse janë futur në Kherson, një qytet jugor i Ukrainës. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet në vend. Sipas raportimeve, forcat ruse kanë kryer sulme në qytet sot, por megjithatë, ministria e Brendshme e Ukrainës ka bërë të ditur se Ukraina ende kontrollon ndërtesën e administratës së qytetit.
Kujtojmë se të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me raketa që ndodhi pasditen e së martës në Kiev. Shënjestër e raketave ruse ishte një kullë televizive ndërkohë që raportohet edhe për 5 persona të tjerë të plagosur.
Sulmi mbi antenat televizive vjen një ditë para raundit të dytë të bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë. /abcnews.al/