Spanja do të rihapë ambasadën e saj në Kiev në ditët në vijim, tha sot kryeministri Pedro Sanchez në një intervistë për Antena3.
Ambasada spanjolle në kryeqytetin ukrainas u evakuua më 24 shkurt kur trupat ruse pushtuan vendin.
Masa vjen pasi disa shtete të tjera evropiane, përfshirë Francën, njoftuan së fundmi se do të zhvendosin ambasadat e tyre përsëri në Kiev. /abcnews.al