Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, Borrell: Evropa nuk është në luftë dhe nuk do të jetë!

schedule15:39 - 2 Prill, 2024

schedule 15:39 - 2 Prill, 2024

Evropa nuk është në luftë dhe nuk do të jetë, kështu ka deklaruar shefi i politikës së jashtme te Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, teksa lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë.

Gjatë një intervistë për një nga mediat spanjolle, Borrell tha ndër te tjera se “duhet të rrisim aftësitë tona mbrojtëse”.

“Ka një luftë në Evropën Lindore që nuk duket se po i vjen fundi. Bota është e dhunshme,” tha Borrell, duke u bërë thirrje evropianëve të kuptojnë se paqja e tyre është një “përjashtim”.

I pyetur nëse BE po shqyrton dërgimin e trupave siç rekomandoi presidenti francez Emmanuel Macron, Borrell përsëriti se një dislokim i tillë nuk është në axhendë pasi “Evropa nuk është në luftë. Nëse do të ishim në luftë, do të flisnim për Luftën e Tretë Botërore”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!